Futbolli si kurë për shëndetin mendor, në Angli një klub bashkëpunoi me mjekët për të futur në protokoll lojën më popullore në botë

Një klub futbolli në Angli ka bashkëpunuar me një duzinë mjekësh për të bërë të mundur që loja e futbollit të futet mes “kurave” që iu rekomandohen personave, të cilët janë në vështirësi për shkak të shëndetit mendor.
Iniciativa, e cila quhet “Football on Prescription”, u ofron pacintëve të moshës mbi 50-vjeç mundësinë që të luajnë futboll në fusha të vogla (5 vs 5) ose futboll me ecje, lojë kjo e cila përjashton vrapimet dhe ndërhyrjet e rrezikshme në fushë.
Forest Green Rovers, mësohet të jetë skuadra e kategorisë së pestë e futboollit Angliez, e cila ka bashkëpunuar në këtë nismë. Madje ky klub ka ka ofruar edhe bileta falas për pacientët. Ky projekt pilot do të aplikohet në jug-perëndim të Anglisë ku ka qendrën Forest Green. Mjekët dhe infermierët kanë mundësi që të rekomandojnë futbollin mes “medikamenteve” që duhet të marrin personat, të cilët vuajnë nga vetmia dhe nga shëndeti i rënduar mendor. Nëse ky program pilot do të ketë sukses atëherë kjo metodë do të implementohet në të gjithë Britaninë e Madhe.