E Martë, 3 Nëntor 2026

Futbollisti i Flamengos kërcënon me vdekje biznesmenin për një…

Wesley, një lojtar 20-vjeçar nga Flamengo, u raportua për sulm dhe kërcënime ndaj një biznesmeni në një klub në Barra da Tijuca, Kaio Mana. Personi në fjalë pretendon se u godit me grusht dhe u kërcënua me vdekje nga Ëesley, i cili e akuzoi atë se i bëri një foto pa lejen e tij, gjë që Ëesley e mohon.

Viktima e supozuar në këtë rast tha për Globoesporte: “Ai më tha se do ta paguaja shtrenjtë nëse do të flisja për këtë në media, më kërcënoi me vdekje. Më dhemb goja ende, nuk e dija nëse do të ngrija akuza, por në fund avokatët e mi më këshilluan të shkoja në polici për të mbrojtur imazhin dhe jetën time”. Wesley do të thirret për të dëshmuar për të raportuar atë që ka ndodhur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›