E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fyente dhe kërcënonte gazetaren përmes rrjeteve sociale, shpallet në kërkim 34 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 34 vjeçar.

Përmes rrjeteve sociale dhe videove live, 34 vjeçari kërcënonte dhe fyente një gazetare. Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.

“Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. K., 34 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, ka postuar video live duke kërcënuar dhe fyer një gazetare.”, njofton policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›