E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle 2012 mundesia juaj e integrimit

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle dha në Tiranë sinjale optimizmi, se 2012-ta mund te jete viti kur Shqiperia mund te marre realisht statusin e vendit kandidat.

Ne themel te ketij optimizmi qendron bashkepunimi mes qeverise dhe opozites, per te permbushur 12 rekomandimet e Komisionit Europian. Siç thote komisioneri Fyle viti 2012 ka hapur nje dritare qe Shqiperia te beje nje hop te madh, ne procesin e zgjerimit.
"2011-ta nuk ishte nje vit i mire ne menyre qe Shqiperia te permbushte 12 rekomandimet, por tani une ndjej eren  e ndryshimit. Dhe shpresoj qe ky shans, kjo mundesi, te behet reale ne fund te 2011-ta nuk ishte nje vit i mire ne menyre qe Shqiperia te permbushte 12 rekomandimet, por tani une ndjej eren e ndryshimit. Dhe shpresoj qe ky shans, kjo mundesi, te behet reale ne fund te ketij viti

Stefan Fyle
Komisioneri për Zgjerimin ketij viti", tha Fyle.

Por çfare duhet bere qe pas dy vitesh pritjeje dhe shtyrjeje, Shqiperia te marre ne tetor pohimin e Komisionit Europian, se vendi e meriton statusin dhe me pas ky opinion te miratohet ne nentor nga vendet anetare?

Kesaj pyetjeje komisioneri Fyle i dha pergjigje pasi takoi lideret kryesore politike Sali Berishen dhe Edi Ramen, te cilet jane shprehur se mbeshtesin pa rezerva axhenden e integrimit.    

"Shpreha rendesine dhe isha ne dakortesi te plote me kryeministrin se marreveshja e nentorit mes partive politike duhet finalizuar. Jam shume i kenaqur qe kemi mundur te arrijme nje mirekuptim te perbashket per dy çeshtje shume te rendesishme sipas pikepamjes time. E para vendosmeria e qeverise dhe per hir te se vertetes, kete vendosmeri degjova edhe nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, per te perfunduar punen per reformen zgjedhore dhe reformen e rregullores se parlamentit, perpara nisjes se procedurave per zgjedhjen e presidentit", tha Fyle.

Komisioneri Fyle e vuri kete afat me nje qellim te qarte per Komisionin Europian, ne menyre qe reformat dhe zgjedhja e presidentit te mos nderhyjne tek njera-tjetra.

"Dhe kjo do te jete shume e rendesishme, pasi do te siguroje se zgjedhja e presidentit do te jete pjese e zgjidhjes dhe jo e problemit, nese axhenda e nentorit mbetet e papermbushur", tha Fyle.

Nga takimi me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama zoti Fyle ka marre premtimin se opozita eshte plotesisht e angazhuar per te cuar perpara axhenden europiane dhe per te permbyllur ne kohe reformat. Ndersa premtimi tjeter qe komisioneri Fyle ia doli te marre te marre ne Tirane nga kryeministri Berisha ishte per çeshtjen e presidentit.

"Elementi i dyte shume i rendesishem eshte angazhimi i kryeministrit dhe i qeverise se zgjedhja e presidentit eshte nje process i negociueshem", theksoi Fyle.

Kete premtim e beri publikisht edhe kryeministri Sali Berisha, por ai nuk preferoi te bente nje analize nese ky proces i negociueshem do te thote detyrimisht nje president konsensual apo mund te perfundoje tek pika kur presidenti zgjidhet edhe me 71 vota.

"Une mendoj se askush nuk duhet te paragjykoje nje proces te negociueshem, por duhet te urojme qe të japë rezultatin me te mire, perndryshe nuk do te ishte e frytshme qe te ndermerrej. Kaq mund te komentoj", tha Berisha.
 
Sesi do te perfundojne negociatat per presidentin, eshte shume heret te parashikohet, por e sigurte eshte qe te gjithe do te bisedojne me njeri-tjetrin, Edi Rama me Sali Berishen, Edi Rama me Ilir Meten. Siç thote kryeministri, ai do ta takoje Edi Ramen kur te nisin procedurat e zgjedhjes se presidentit, pothuajse dy jave me pas, pasi takimi te jete pergatitur nga stafet perkatese. Nderkohe, kryeministri Berisha, jo pa qellim, theksoi se ne keto negociata, personalisht hyn pa ndonje konflikt interesi, duke nenkuptuar se ndoshta perpara se te nisin negociatat, negociatoret duhet te deklarojne te njejten gje.

"Çdo ftese i përgjigjem pozitivisht dhe e vlerësoj ftesën e zotit Rama. Unë mendoj se të gjithë ju duhet te vleresoni faktin se nga te gjithe kryetaret e forcave politike ne Shqiperi, une jam i vetmi qe kam deklaruar se nuk do te kandidoj per postin e Presidentit te Republikes", tha Berisha.

Komisioneri Fyle e beri te qarte se kusht per marrjen e statusit jane 12 rekomandimet e Brukselit per Shqiperine, por ai beri gjithashtu te qarte se zgjedhja e presidentit do te analizohet ne Bruksel si shenje e pjekurise politike te Shqiperise.

"Une nuk kam ardhur te jap keshilla apo leksione per menyren sesi kjo duhet te behet. Ky eshte nje proces i juaji dhe vetem i juaji. Por ne te njejten kohe nuk dua te humbas rastin per te thene diçka. Se zgjedhja e presidentit duhet te çoje ne ate zyre dike qe reflekton shpirtin e Kushtetutes dhe qe do te perfaqesoje, siç thote Kushtetuta, unitetin e popullit", tha Fyle.

Këshillat e Fyles në Kuvend

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin evropian Shtefan Fyle theksoi se Shqipëria duhet të impenjohet dhe të plotësojë kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian me qëllim integrimin në Union.

Duke folur para deputetëve në një seancë plenare kuvendore, komisioneri theksoi katër pika që klasa politike duhet ta përdorë mirë periudhën në vazhdim me qëllim progresin në rrugën drejt BE-së.

"Dëshiroj të theksoj rëndësinë e reformës zgjedhore, rolin që parlamenti duhet të luajë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut", tha Fyle.

Komisioni vlerësoi arritjen e konsensusit në Parlament, duke theksuar se pervoja ka treguar se integrimi mund të arrihet vetëm atëherë kur ka konsensus për çështje kyçe për një periudhë afatgjatë.

Personat me aftesi të kufizuar: Qeveria po na dhunon

Vetëm pak minuta para se të niste fjalën e tij në seancën parlamentare Komisioneri për Zgjerimin Shtefan Fyle, personat me aftësi të kufizuara kanë protestuar para Parlamentit duke u shprehur për shkelje të të drejtave të njeriut nga qeveria shqiptare.

"Rekomandimi numër 11 i KE-së nuk është marrë në konsideratë sa duhet dhe si duhet nga politika shqiptare. Ky rekomandim i kërkon qeverisë të bëjë progres, kur në fakt kategoria e personave me aftësi të kufizuar është e përjashtuar, nuk ka shanse te barabarta as për punës, as për lëvizje, as për informim", thotë presidenti i Këshillit të Aftesisë së Kufizuar, Sinan Tafaj.

Pak jave me pare, me ndryshimet ne ligjin per statusin e te verberve dhe invalideve, kesaj kategorie iu reduktua masa e kompensimit per telefonine celulare, transportin dhe faturat e energjise elektrike. Duke i konsideruar kete ligj si shkelje te te drejtave te njeriut, personat me aftesi te kufizuara kerkuan qe t'i percjellin shqetesimet e tyre edhe ne institucionet nderkombetare.

 

Zgjedhja e presidentit
"Fushata", Dule mbështet Nanon
"Presidenti", Rama letër partive
Ceka, kandidati i dytë për President

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›