E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle Ccedilfare duhet bere qe zgjedhjet te mos kontestohen

Komisioneri Europian për Zgjerim Stefan, Fyle, përmes një postimi në Tëitter ka zbuluar në një farë mënyrë edhe qëllimin e kësaj vizite në Shqipëri. “Vizita në Tiranë për të bërë pyetjen më vendimtare: çfarë duhet bërë që zgjedhjet në Shqipëri të mos kontestohen”, – shkruan Fyle në Twitter.

Pra procesi i zgjedhjeve të ardhshme të 23 qershorit pritet të jetë në qendër të bisedimeve të komisionerit Fyle, me liderët e partive kryesore PD e PS, ndryshe nga sa mendohej deri më tani se, çështja e miratimin në parlament të tri ligjeve të përcaktuara nga Brukseli si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat do të ishte në qendër të kësaj vizite.

Fyle, i cili ka mbërritur në Tiranë qysh mbrëmjen e djeshme, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me trojkën e ambasadorëve në vendin tonë, me ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi, SHBA-së, Aleksandër Arvizu dhe të OSBE-së Eugen ëollfarth, por edhe me ambasadorë të tjerë të vendeve të BE të akredituar në vendin tonë.

Ambasadori i Holandës, Martin De la Beij ka folur për mediat pas takimit me komisionerin Fyle dhe u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit dhe çështja e integrimit ishin në qendër të takimit që komisioneri kishte zhvilluar me ambasadorët.

Kjo është hera e parë që komisioneri Fyle e nis vizitën e tij në Tiranë duke takuar fillimisht ambasadorët.

Pak ditë më parë, Fyle, nga Brukseli, u dërgoi një mesazh palëve politike shqiptare që të mos e humbnin shansin e fundit të Shqipërisë për integrimin saj europian, duke theksuar se mungesa e një kompromisi në plotësimin e kushteve të kërkuara nga KE do të thoshte se për Shqipërinë nuk do të kishte raport në pranverë të këtij vitit, siç do të ndodhë me vende të tjera të Ballkanit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›