E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle Thyhet me reforma miti se BE nuk pranon anetare te rinj

Komisioneri per Zgjerimin ne Bashkimin Evropian Stefan Fyle tha se bisedat se Bashkimi Evropian eshte i lodhur dhe heziton qe te pranoje anetare te rinj jane nje mit.

Kam degjuar shume per kete por per mua kjo eshte nje mit tha Fyle dhe shtoi se ky mit duhet te luftohet se bashku nepermjet reformave qe sjellin te mira per popullin.

Keto komente zoti Fyle i beri te marten nepermjet nje deklarate ndersa tha se ne fund te kesaj jave se bashku me kryetarin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso do te vizitojne Kroacine Bosnje Hercegovinen Malin e Zi dhe Maqedonine.

Sic raporton radio Evropa e Lire Barroso theksoi se te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor i takojne Bashkimit Evropian por ka terhequr verejtjen se kjo varet nga aftesite e vendeve per ti zhvilluar reformat.

Burime ne Bashkimin Evropian kane thene se Barroso dhe Fyle ne vjeshte planifikojne te vizitojne Kosoven Shqiperine dhe Serbine



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›