E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Zgjerimi i BE-së edhe gjatë presidencës belge

Zgjerimi i BE-së do të mbetet një prioritet edhe gjatë presidencës belge. Këtë e ka garantuar në një deklaratë të fundit komisioneri i zgjerimit të BE-së, Stefan Fule pak pas marrjes së presidencës së radhës së BE nga Belgjika. Ai tha se pavarësisht përshtypjeve se disa vende antare e kundërshtojnë zgjerimin për shkak të recesionit global, nuk mund të arrihet në përfundimin, të paktën nga përvoja e deritanishme, se ky proces ka ndikuar në ngadalësimin ekonomik të anëtarëve të vjeter. Përkundrazi, sipas Fules, zgjerim do të thotë mundësi të reja dhe një qasje më e mirë eurpiane për të zgjidhur problemet.
Në kushtet e recesionit global, procesi i zgjerimit ofron më shumë mundësi për të kaluar gjithë sfidat që po has BE, tha Fule. Ai shtoi se miratimi i traktatit të Lisbonës i ka hequr pengesat që ndalnin zgjerimet e reja në BE. Deklarata e Fules bëhet pak ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi për gazetën kroate "Nacional", se pas Kroacisë nuk do të ketë anëtarësime të reja në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›