Fyle, nesër në Tiranë injoronpolitikën, shkak mungesa e dialogut
Të tjera rreth shkrimit NDI: Tensioni parazgjedhor cenon standardet NDI: Partitë të mos ofrojnë vende pune për vota
TIRANE - Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, nesër do të jetë në Tiranë. Në ndryshim nga vizitat e tjera në Shqipëri, zyrtari më i lartë evropian që ka në dorë “çelësat” e integrimit të Shqipërisë në BE s’do takojë asnjë nga krerët e politikës shqiptare. Takimet do t’i ketë vetëm me përfaqësues të medias, shoqërisë civile e përfaqësues të biznesit, të interesuar për përparësitë që jep integrimi për sipërmarrjen shqiptare.
Me sa duket, tonet e larta nacionaliste dhe mungesa e dialogut mes palëve ka sjellë dhe refuzimin e takimeve të Fylesë. Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë do marrë pjesë në konferencën "Just BE", ku do të mbajë fjalën kryesore rreth aspekteve të ndryshme të integrimit evropian që kanë rëndësi për të gjithë qytetarët, shoqërinë civile dhe biznesin.
Zyra e shtypit e BE në Tiranë bën të ditur se Komisioneri Fyle do prezantojë gjithashtu një portal web të Delegacionit të Bashkimit Evropian, që do të jetë një platformë për të gjithë ata që ndajnë interesin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ardhja në Shqipëri e zyrtarit të lartë të Bashkimit Evropian vjen pas një turi që ai përfundoi në rajonin tonë, për t’u ndalur në Beograd dhe më pas në Prishtinë, ku dhe ka dhënë mesazhet e qarta për kushtet që kërkon BE që këto vende që të integrohen, dhe në këtë kontekst ka bërë thirrje për uljen e toneve nacionaliste mes palëve.
or vetëm para pak ditësh, teksa është lajmëruar ardhja e tij në Tiranë, Fyle ka komentuar qëndrimet e fundit të Berishës se nacionalizmi shqiptar është modern dhe euroatlantik, duke mos i shpëtuar ironisë me kreun e qeverisë shqiptare në nismën e këtij të fundit për të paraqitur në sytë e Evropës një nacionalizëm më të butë dhe në ndryshim nga nacionalizmat e tjerë ballkanikë.
Fyle thotë se Shqipëria po tregon kreativitet me këtë shpikje të kryeministrit të saj. “Shqipëria tregon “kreativitet”. A është nacionalizmi, në formën që e dëgjojmë nga Tirana vërtet i bazuar në vlera Euroatlantike?” shkruan Fyle në Twitter. Pavarësisht se shumë kilometra larg kryeqendrës shqiptare dhe pa shqiptarë nëpër këmbë me sa duket komisionerit për zgjerim në Komisionin Evropian i kanë bërë shumë përshtypje deklaratat tërheqëse të kryeministrit shqiptar, me të cilat ka justifikuar nacionalzimin e tij të vonë.
Por dhe më parë komisioneri për zgjerimin në KE Fyle është shprehur i vendosur kundër deklarimeve nacionaliste të Berishës, duke thënë se këto bëhen për konsum politik për fushatën elektorale dhe se nuk duhet të përzihen në këto momente, kur qytetarët shqiptarë kanë halle të tjera. Njëherësh Fyle ka shprehur qëndrimin kundër dhe kërkesës për referendum nga ana Berishës për miratimin e dy ligjeve dhe rregullores së Kuvendit.
Ai ka kërkuar dialog mes palëve, si një kërkesë e vazhdueshme e partnerëve evropianë dhe jo kalimin e një rregulloreje Kuvendi në referendum. Qëndrimi ky i Fyles është kontestuar nga ministrja e Integrimit Bregu që tha se kur të shkonte në Bruksel do t’ia thoshte në sy vendosmërinë e qeverisë shqiptare për referendum për 3 ligjet. Zyra e komisionerit Fyle e përgënjeshtroi mundësinë e takimit, duke e refuzuar Bregun. Ndërsa Berisha ka hequr dorë së fundmi nga retorika nacionaliste, pas presioneve të BE e SHBA.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)