E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle për Kosovën: Pranverën e vitit të ardhshëm mbyllen negociatat për MSA

Komisioneri për zgjerim, Stefan Fyle, ka deklaruar se Kosova ka shënuar përparime të mëdha në raport të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë si dhe hapjen e negociatave për MSA-në, arritje me të cilat sipas tij duhet krenuar pasi janë rezultat i punës së Prishtinës.

Fyle i bëri këto komente gjatë një konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai është shprehur i gatshëm që projekt plani për MSA-në të fillojë të diskutohet në vjeshtë duke besuar se në pranverën e vitin të ardhshëm do të mbylleshin negociatat e tilla.

Komisioneri për zgjerim Fyle, përgëzoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë votuar tetë ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka informuar Komisionerin Stefan Fyle, lidhur me gatishmërinë e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë. Gjithashtu lideri i qeverisë së Kosovës tha se me Fylen ka biseduar në lidhje  me përgatitjet e Kosovës për proçesin elektoral që do të zhvillohet në 3 Nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›