Fyle sot ne Prishtine

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, do të vizitojë të martën Prishtinën.
Kjo vizitë vjen përpara një raundi tjetër të bisedimeve në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç.Fyle një ditë me parë në Beograd ka përshëndetur “dinamikën e re”, të dialogut Kosovë-Serbi, por ka deklaruar se Beogradi, duhet të vazhdojë të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën, nëse ajo dëshiron të vendosë një datë për të filluar negociatat për anëtarësim në BE.
Fyle tha po ashtu se Serbia duhet të “intensifikojë” reformën në gjyqësor, në luftën anti-korrupsion e të tjera.
Kurse, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka deklaruar se Serbia “ka bërë shumë dhe se është e gatshme për të bërë shumë më tepër”.