Fyle takon Ramën: Të vijojë procesi i reformave të lidhura me BE
BRUKSEL - Komisioni Europian zbardh takimin mes komisionerit për zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule dhe kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama.
Komisioneri Fyle inkurajoi qeverinë e re që të vazhdojë procesin e reformave të lidhura me BE, në një mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
"Bashkëpunimi konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës do të jetë thelbësore për të trajtuar sfidat në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian", - tha Komisioneri Fule.
"Është gjithashtu e rëndësishme për të biseduar me të gjitha palët e interesuara, brenda vendit, në rajon dhe vendet anëtare"- tha ai.
Duke konfirmuar se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është brenda mundësive të saj, ai inkurajoi veprimet e nevojshme për të adresuar prioritetet kyçe të mbetura të vitit 2010.
“Shqipëria do të duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar” -deklaroi Fyle. Komisioneri për zgjerimin theksoi se Komisioni Europian është duke finalizuar raportin e progresit, vlerësimin për progresin e arritur në vend gjatë 12 muajve të fundit, që do të publikohet muajin që vjen.
(er.nu/news24/BalkanWeb)