G20: Të reduktojmë deficitet buxhetore
Udhëheqësit e 20 ekonomive më të mëdha në botë, kanë rënë dakord që vendet pasura duhet t'i pakësojnë deficitet brenda një periudhe trevjeçare. Duke folur pas dy ditë bisedimesh, Kryeministri kanadez, Stephen Harper, tha se pavarësisht këtyre shkurtimeve, sërish do të nevojiten masa të reja për të stimluar rritjen. Në një numër çështjesh - si p.sh një taksë që bankat duhet t'i paguajnë njëra-tjetrës në rast se huazojnë të holla - Samiti vendosi që secili vend duhet të vendosë vetë se cila është mënyra më e përshtatshme. Presidenti Obama tha se vendet që e përballojnë ekonomikisht, duhet të vazhdojnë të investojnë me masa stimuluese fiskale. Udhëheqësit e G20-ës erdhën në këtë samit me dy probleme: rritjen e borxheve si edhe mëkëmbje të ngadaltë, por ata përcaktuan objektiva specifikë në lidhje me financat e qeverisë. Mikpritësi i këtij takimi, Kryeministri kanadez, Stephen Harper tha: "Ne kemi vendosur objektiva të fortë për ekonomitë e avancuara sa i përket zvogëlimit të borxheve, si dhe zvogëlimit të deficiteve buxhetore. Objektivat janë zvogëlimi prej 50 për qind i deficitit buxhetor deri në vitin 2013, si dhe i borxhit kundrejt GDP-së që do të duhej të paktën të stabilizohej ose të përmirësohej deri në 2016". Por disa udhëheqës kanë paralajmëruar se nëse shkurtimet bëhen shumë shpejt, ato mund të pengojnë atë që në ekonomi njihet si një është shërim indiferent. Kryeministri britanik, David Cameron, mendon se duke ndrequr problemin e borxhit, në fakt kjo do të ndihmojë rritjen ekonomike. "Ne kemi një dëshmi historike në ato vende që nuk kanë ndërmarrë veprime për deficitet e tyre se sa fatkeqe kjo mund të jetë për ekonominë tuaj. Pra, mbështetja e madhe për atë që Britania është duke bërë - por, si të them, nuk është një alternativë për atë që të tjerët janë duke bërë, por është pjesë e koordinimit global për të maksimizuar rritjen që ne kemi në ekonominë tonë botërore - për të maksimizuar rritjen e numrit të vendeve të punës dhe të pasurisë që ne të gjithë duam të shohim. Presidenti Obama ishte zëri kryesor në thirrjet për një kujdes më të madh në shkurtimin e shpenzimeve publike. Ai është i shqetësuar veçanërisht për rreziqet nga shkurtime të mëdha nga disa qeveri. "Unë mendoj se kjo ka qenë me të vërtetë një çështje rreth të cilës të gjithë jemi pajtuar. Ne duhet të sigurojmë që të mos ngutemi shumë shpejt për të dalë nga kjo situatë, por në të njëjtën kohë duhet të jenë të ndërgjegjshëm se borxhet dhe nivelet e deficiteve të industrive të avancuara tani janë të paqëndrueshme dhe duhet të trajtohen në mënyrë serioze. Në fund, komunikata e rënë dakord nga të gjitha vendet e G20 lejon të gjitha vendet që të theksojnë pikëpamjet e tyre. Dhe objektivat për pakësimin e borxhit të qeverisë janë në përputhje me planet qe ata kishin bërë më herët. Megjithatë, këta janë disa objektiva që mund t’u japin sado pak siguri tregjeve të brishta financiare.
#