E Shtunë, 31 Tetor 2026

G7 konference per reformat bankare

Ministrat e Financave të “G7”, grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, do të nisin një takim 2-ditor këtë të premte.

Konferenca, e cila do të mbahet në Londër, do të jetë e përqendruar në reformat e nevojshme bankare. Shpëtimi urgjent i Qipros, nëpërmjet një dorëzanie të dhënë nga BE në muajin mars, gjithashtu do të jetë në qendër të bisedimeve si një fenomen. Ky takim i “G7”-s është një ngjarje e rrallë, pasi në vitet e fundit, është tentuar gjithmonë e më shumë që takimet të realizohen në kuadrin e “G20”-s, një strukturë e zgjeruar në 20 vendet më të industralizuara të botës. ”Qëllimi ynë është të debatojmë mbi mënyrat se si të ushqejmë rikthimin e rritjes ekonomike në një të ardhme sa më të afërt”, deklaroi Ministri britanik i Financave, George Osborne. ”Nuk ka dyshime se qëndrueshmëria financiare është aktualisht më e madhe se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, por duhet të bëhet ende shumë punë për të inkurajuar rritjen ekonomike”, shtoi ai. Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës përbëhet nga SHBA, Kanada, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, vende që kanë të përqendruar në duart e tyre 66% të pasurisë botërore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›