G8, Obama relaks duke luajtur basketboll

Presidenti amerikan Barack Obama ka zgjedhur te relaksohet gjate samitit te G8 duke luajtur basketboll ne nje fushe te ngritur posacerisht per te, duke qene se eshte sporti i tij i preferuar.
Deshmitaret qe kane ndjekur stervitjen e shefit te Shtepise se Bardhe kane deklaruar se ai luajti i veshur me kollare dhe pantallona te zeza, nje komplet qe nuk eshte aspak sportiv.
Gjithesesi, deshmitaret tregojne se presidenti eshte treguar me te vertete i zoti, duke e hedhur topin tre here ne drejtim te koshit dhe duke shenuar secilen here nga nje trepikesh.