E Enjte, 5 Nëntor 2026

GAZA – 14 të vrarë pas sulmit në një ndërtesë të OKB-së

GAZA, 11 shtator /ATSH-DPA/ – Autoritetet palestineze deklaruan se të paktën 14 persona u vranë në një sulm në një objekt të Kombeve të Bashkuara në Rripin qendror të Gazës.

Stafi i spitalit tha se 14 persona u vranë në aksidentin në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Ndërtesa ishte një ish-shkollë e operuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric, tha në Nju Jork ”se prona e OKB-së nuk duhet të sulmohet ose të përdoret kurrë nga grupet ushtarake”.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore izraelite tha se goditi një post komandë dhe kontrolli të Hamasit në Nuseirat pasi mori masa për të minimizuar rrezikun e dëmtimit të civilëve. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›