GAZA – 28 të vrarë pas sulmit izraelit pranë Rafahut

GAZA, 27 maj /ATSH-DPA/ – Një sulm ajror izraelit pranë qytetit jugor të Gazës, Rafah, goditi tendat që strehonin njerëz të zhvendosur, thanë mjekët palestinezë.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha në X se ”kishte shumë njerëz të vrarë dhe të plagosur në bombardimet në veriperëndim të Rafah”.
Mjekët në Rripin e Gazës raportuan për të paktën 28 persona të vrarë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan strehimoret e improvizuara në flakë. Është e paqartë se sa njerëz mund të jenë të bllokuar ose nën rrënoja.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se sulmi ajror goditi një zonë humanitare të caktuar për ata që ishin detyruar të evakuonin Rafahun për shkak të luftimeve izraelite.
Sulmi erdhi vetëm disa ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë urdhëroi Izraelin të ndalonte sulmin e tij në Rafah.
Fillimisht nuk ishte e mundur të verifikohej në mënyrë të pavarur informacioni i dhënë nga punonjësit e ndihmës./ /os/