E Enjte, 5 Nëntor 2026

GAZA – Hamas: Asnjë negociatë konkrete për përfundimin e luftës

GAZA, 6 qershor /ATSH-DPA/ – Burime në lëvizjen islamike palestineze Hamas deklaruan  se deri më tani nuk ka pasur përparim në bisedimet ndërmjetësuese që synojnë t’i japin fund luftës në Gaza.

“Ajo që u ofrua nga ndërmjetësit nuk arriti të arrijë atë që kërkon lëvizja, që është një armëpushim i përhershëm dhe një tërheqje izraelite nga Gaza”, theksuan burime të Hamasit pranë negociatave.

Burimet nënvizojnë se ekziston frika se Izraeli “po manovron si zakonisht”.

Plani i paraqitur së fundmi nga presidenti amerikan Joe Biden synon t’i japë fund luftës. Fillimisht pritet një armëpushim i plotë dhe i pakufizuar për gjashtë javë. Në një fazë të dytë, kjo duhet të rezultojë në një armëpushim të përhershëm.

Megjithatë, Hamasi thotë se ”do të pranojë një marrëveshje vetëm nëse përfshin një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm”.

Përfaqësuesit e Egjiptit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishin udhëtuar më parë në Katar për bisedime ndërmjetësimi./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›