E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GAZA – Hyn në fuqi armëpushimi pas vonesës për emrat e pengjeve

TEL AVIV, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Izraeli njoftoi se armëpushimi me Hamasin hyri në fuqi sot në orën 10:15.

Njoftimi për fillimin e armëpushimit erdhi nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, pothuajse tre orë më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht.

Zyra e Netanyahut konfirmoi disa minuta më parë se kishte marrë “listën e pengjeve” që lëvizja islamike palestineze do të lironte të dielën sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit.

Netanyahu kishte kërkuar nga kjo listë për të filluar zbatimin e marrëveshjes së negociuar me ndihmën e Katarit, Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit.

“Në Gaza ka rënë qetësia, bombardimet janë ndalur”, thanë banorët e Rripit.

Mijëra njerëz të zhvendosur po kthehen në shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës pas fillimit të armëpushimit.

Vendosja e mijëra oficerëve të policisë ka filluar në të gjithë Rripin e Gazës, sipas një plani qeveritar, për të ruajtur rendin dhe sigurinë, tha zyra e informacionit e Hamasit, siç raportojnë mediat izraelite.

Ministritë qeveritare në Rripin e Gazës janë gati të fillojnë funksionimin, shtoi Hamasi. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›