E Enjte, 5 Nëntor 2026

GAZA – Rifillojnë dërgesat e ndihmave

KAJRO, 26 maj /ATSH-DPA/ – Ndihma shumë e nevojshme për Rripin e Gazës filloi sot të vinte nga Egjipti përmes vendkalimit Kerem Shalom, për herë të parë në gati tre javë, raportoi një stacion televiziv egjiptian.

Televizioni Al-Qahera News tha se 200 kamionë që transportonin furnizime humanitare po lëviznin nga jashtë anës egjiptiane të pikës kufitare Rafah duke shkuar në vendkalimin Kerem Shalom.

Ato përfshinin katër kamionë me karburant dhe filluan të lëviznin nëpër Kerem Shalom, sipas transmetuesit.

Në fillim të këtij muaji, Izraeli mori nën kontroll anën e Gazës të kalimit Rafah me Egjiptin, në një operacion që ndaloi dërgesat e ndihmave përmes objektit jetik në brezin shumë të populluar.

Që nga mbyllja e kalimit në Rafah, Egjipti ka treguar se nuk do të koordinojë transportin e ndihmave përmes Rafah derisa forcat izraelite të tërhiqen.

Hamasi ka sulmuar së fundmi me raketa kalimin Kerem Shalom dhe vendbanimet izraelite.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe ai egjiptian, Abdel-Fattah al-Sissi në fillim të kësaj jave ranë dakord për dërgimin e ndihmave në Gaza përmes kalimit Kerem Shalom./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›