E Enjte, 5 Nëntor 2026

GAZË – Hamasi emëron Yehya al-Sinwar si udhëheqësin e ri të grupit

GAZË, 6 gusht /ATSH-DPA/- Yehya al-Sinwar – kreu i Hamasit në Rripin e Gazës – është zgjedhur për të zëvendësuar Ismail Haniyeh si udhëheqës të grupit militant palestinez.

Emërimi i Al-Sinwar si udhëheqësi i ri i Hamasit të mbështetur nga Irani u njoftua sot në Telegram.

Ai akuzohet se ishte organizatori i sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor – që shkaktuan vdekjen e rreth 1200 njerëzve, kryesisht civilë, dhe ku u morën peng rreth 250 njerëz.

Pavarësisht ofensivës ajrore dhe tokësore gati 10 mujore të Izraelit në Gazë, al-Sinwar në dukje u ka shpëtuar forcave izraelite që përpiqeshin ta sulmonin atë.

Haniyeh me qendër në Katar – u vra gati një javë më parë – në një sulm të shënjestruar – ndërsa ai vizitonte Teheranin për ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Iranit.

Irani dhe aleatët e tij kanë premtuar hakmarrje të ashpër kundër Izraelit si përgjigje, duke shkaktuar frikën e një lufte më të gjerë rajonale. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›