GAZË – Të paktën shtatë të vdekur pas sulmit ajror izraelit në Khan Younis

TEL AVIV, 24 qershor /ATSH-DPA/- Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror izraelit në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, njoftoi sot një anëtar i stafit të Spitalit Evropian në qytet.
Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tha se raporti ishte duke u hetuar.
Sipas raporteve të banorëve të qytetit, personat e vrarë shoqëronin ndihmat humanitare – me urdhër të Hamasit.
Ka pasur raporte të tjera për grabitje të ndihmave nga civilët në Rripin e Gazës, mes paralajmërimeve nga organizatat e ndihmës se rendi publik po prishet. //a.i/