E Hënë, 2 Nëntor 2026

GJERMANI – Berlini: Rusia po vë në provë kohezionin e NATO-s në Poloni

BERLIN, 11 shtator /ATSH-DPA/- Eksperti gjerman i politikës së jashtme, Norbert Röttgen tha se ndërhyrja e dronëve rusë në hapësirën ajrore polake mund të jetë projektuar për të testuar NATO-n dhe për të tentuar të frikësojë aleancën perëndimore të mbrojtjes për shkak të mbështetjes së saj për Ukrainën.

Röttgen, tha se ishte e pakonceptueshme që kjo të ndodhte pa miratimin e presidentit rus Vladimir Putin.

“Është një provë e kohezionit të NATO-s”, tha ligjvënësi konservator, Röttgen.

“Por, sigurisht që është edhe frikësim: Qëndroni larg luftës, përndryshe do t’ju afrohet”, shtoi ai.

“Dronët rusë u rrëzuan mbi territorin e NATO-s, për herë të parë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës në shkurt 2022, pasi rreth 19 dronë hynë në hapësirën ajrore polake dje gjatë natës”, sipas Varshavës.

“Disa nga dronët, shumë prej të cilëve ishin “Shahed” të prodhuar në Iran, të përdorur nga Rusia në Ukrainë, u rrëzuan nga avionë luftarakë polakë dhe holandezë”, sipas BE-së.

Kryeministri polak Donald Tusk thirri gjithashtu Nenin 4 të traktatit të NATO-s, i cili parashikon konsultime nëse një shtet anëtar ndjen se integriteti i tij territorial, pavarësia politike ose siguria e tij janë të kërcënuara.

Röttgen tha se NATO kishte treguar se do të qëndronte e bashkuar në ngjarje të tilla.

“Tani ishte koha që aleanca të vendos se si të përgjigjet, duke bërë thirrje për forcimin e mbrojtjes nga dronët”, shtoi ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›