E Martë, 3 Nëntor 2026

GJERMANI – Kërkesat për azil në kufi janë ulur falë masave të marra

BERLIN, 31 maj /ATSH-DPA/ – Qasja më e ashpër ndaj politikës së migracionit e miratuar nga qeveria e re e koalicionit të Gjermanisë tashmë po jep fryte, sipas ministrit të Brendshëm Alexander Dobrindt.

“Kërkesat për azil në kufi janë gjithashtu të ulëta sepse u përhap shpejt fjala se hyrja në Republikën Federale të Gjermanisë nuk është më e garantuar pavarësisht kërkesave për azil”, tha Dobrindt

Vetëm disa orë pasi mori detyrën më 6 maj, Dobrindt vendosi kontrolle më të rrepta kufitare, duke urdhëruar refuzimin e të gjithë azilkërkuesve. Masat nuk do të zbatohen për gratë shtatzëna, fëmijët ose persona të tjerë të cenueshëm.

Në intervistë, Dobrindt foli gjithashtu për një “efekt domino”, duke vënë në dukje se vendet fqinje kanë ndjekur shembullin dhe kanë rritur kontrollet në kufijtë e tyre.

I pyetur për kritikat nga Polonia dhe Zvicra, ai u përgjigj: “Ju duhet të përmendni edhe vendet që mbështesin politikën tonë të re të migracionit si Franca, Danimarka, Republika Çeke dhe Austria”.

”Të gjitha e mirëpresin faktin që Gjermania po bëhet më pak tërheqëse për sa i përket emigracionit të paligjshëm”, shtoi ai. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›