E Premte, 6 Nëntor 2026

GJERMANI – Ndalohet një grup për lidhje të dyshuara me Hamasin

DUISBURG, 16 maj /ATSH-DPA/ – Forcat gjermane të sigurisë kontrolluan katër prona në qytetin e Duisburgut në mëngjes, si pjesë e një aksioni të ndërmarrë kundër përfaqësuesve të grupit ”Palestin Solidarity Duisburg” i akuzuar për mbështetjen e organizatës militante palestineze Hamas.

Bastisja vjen pasi Ministria e Brendshme e shtetit të Rhein-Westfalisë së Veriut gjithashtu ndaloi sot grupin, i njohur në gjermanisht si ”Palästina Solidarität Duisburg”.

”Ky ndalim vjen në kohën e duhur dhe dërgon sinjalin e duhur”, tha në një deklaratë ministri i Brendshëm rajonal, Herbert Reul.

”Në shumë raste, solidariteti me Palestinën nuk fsheh asgjë më shumë se urrejtje ndaj hebrenjve, si në rastin e organizatës tashmë të ndaluar”, shtoi ai.

”Grupi lufton për çlirimin e Palestinës brenda kufijve të vitit 1947, para themelimit të shtetit të Izraelit. Duke vepruar kështu, ajo shprehimisht tregon solidaritet me rezistencën palestineze në të gjitha format e saj, e cila përfshin gjithashtu luftën e armatosur të Hamasit kundër Izraelit”, theksoi ai.

Në një deklaratë, ministria tha se orientimi ideologjik i grupit “karakterizohet nga një botëkuptim antiizraelit dhe antisemit”./    /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›