GJERMANI – Opozita kritikon komentet e Scholzit për bisedime paqeje me Putinin

BERLIN, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Opozita konservatore e Gjermanisë ka kritikuar ashpër kancelarin Olaf Scholz për komentet e tij në një intervistë lidhue me një fund të negociuar të pushtimit rus të Ukrainës.
Roderich Kiesewetter, një zëdhënës i politikës së jashtme për kristian-demokratët (CDU) të qendrës së djathtë, tha se Scholz po bie pre e propagandës ruse dhe po vazhdon të kapet pas iluzioneve të vjetra gjermane dhe egoiste për presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai tha se Scholz ka ndryshuar që nga deklarata e tij e njohur se ”pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022 do të shënonte një pikë kthese për politikën gjermane të sigurisë”.
”Scholz po përpiqet të tregojë veten si një kancelar paqeje me një kosto të madhe për Gjermaninë dhe aleatët e saj”, tha Kieswetter për gazetën ”Bild”.
”Kancelari po e përkeqëson situatën në Ukrainë dhe po dobëson sigurinë evropiane dhe gjermane”, theksoi ai.
Por Kiesewetter pretendoi se hapat ndaj Rusisë përshtaten në një strategji nga pjesë të social-demokratëve të qendrës së majtë të Scholzit (SPD) “për ta shtyrë Ukrainën në një paqe të rremë të përcaktuar nga Rusia, në të cilën mbështetja zvogëlohet gradualisht dhe në vend të kësaj kërkohen negociata të rreme”.
Komentet e Scholz vijnë pak më pak se dy javë përpara se anëtari i tij i partisë dhe kryeministri i landit lindor të Brandenburgut, Dietmar Woidke, të përballet me zgjedhje të vështira shtetërore me ”Alternativën për Gjermaninë” (AfD) të ekstremit të djathtë, në rritje.
Zgjedhjet e 22 shtatorit pasojnë një çift zgjedhjesh landesh tre javë më parë, në të cilat AfD arriti fitore historike, duke ardhur si partia kryesore në Turingi dhe duke ngushtuar CDU-në në Saksoni – hera e parë që kur një parti e ekstremit të djathtë del në krye, që kur nazistët morën pushtetin në vitet 1930./ a.jor.