GJERMANI – Pistorius: Trajnimi i ushtarëve ukrainas për përdorimin e sistemeve “Patriot”, një kontribut i rëndësishëm

GJERMANI, 29 maj /ATSH-DPA/- Trajnimi i ushtarëve ukrainas për përdorimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në Gjermani është një kontribut i rëndësishëm për mbështetjen e Ukrainës në mbrojtjen e saj kundër Rusisë, sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore janë ato nga të cilat aktualisht varet më shumë Ukraina”, tha sot Pistorius gjatë një vizite në bazën e stërvitjes ushtarake në Gjermaninë veriore.
“Trajnimi i ushtarëve ukrainas nga Bundeswehr është një shenjë e rëndësishme për Ukrainën – se Gjermania qëndron në krah të tyre”, tha ministri.
Stërvitja zhvillohet në një njësi të sistemit të armëve.
Deri më tani, Gjermania i ka ofruar Ukrainës dy sisteme “Patriot” dhe raketat përkatëse.
Një njësi e tretë i është premtuar Ukrainës dhe do të dorëzohet së shpejti.//a.i/