E Enjte, 5 Nëntor 2026

GJERMANI – Takimi i Biden me aleatët e Ukrainës do të zhvillohet në bazën ajrore “Ramstein”

BERLIN, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti Amerikan Joe Biden do të zhvillojë një takim të nivelit të lartë të rreth 50  vendeve që mbështesin Ukrainën në bazën ajrore amerikane “Ramstein” në jugperëndim të Gjermanisë, bënë të ditur sot burime të qeverisë gjermane në Berlin.

Biden njoftoi këtë javë se do të vizitonte Gjermaninë nga 10 deri më 12 tetor dhe ftoi mbështetësit e Ukrainës që të merrnin pjesë në një takim gjatë asaj kohe, por pa dhënë detaje lidhur me vendin e takimit.

Takime të tilla janë zhvilluar shpesh në bazën ajrore të “Ramstein” që prej pushtimit rus të Ukrainës, por deri më tani vetëm në nivelin e ministrave të mbrojtjes. Qëllimi është bashkërendimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Biden do të takohet gjithashtu me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Ëalter Steinmeier. Kjo është vizita e parë dypalëshe e presidentit amerikan në largim në Gjermani që kur hyri në Shtëpinë e Bardhë gati katër vjet më parë.

/u.sh/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›