E Diel, 8 Nëntor 2026

GJIROKASTËR/ 60-vjeçari ra aksidentalisht nga tarraca e hotelit të tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Gjirokastër, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 10:45, në lagjen “Virua”, shtetasi K. S., pronar i një hoteli, dyshohet se ka rënë nga tarraca e godinës në pronësi të tij.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij rasti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›