E Diel, 1 Nëntor 2026

GJKKO dënon ish-zyrtarin e Kadastrës dhe ish-kryeplakun e Saukut për korrupsion në zgjedhje

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shpalli sot fajtor Dritan Stokën, ish-zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Agim Osman, kryeplak i Saukut në Tiranë.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib
Ndreca, shpalli fajtor Dritan Stokën për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje” në zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe u dënua me 3 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar Dritan Stoka, u dënua përfundimisht me 2 vite burgim.

Sipas gjykatës, vuajtja e dënimit për të pandehurin Dritan Stoka të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Gjithashtu GJJKKO shpalli fajtor Agim Osman, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk (Tiranë) për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Agim Osma u dënua me 3 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua me 2 vite burgim. Gjithashtu më tej GJKKO pezulloi dënimin ndaj Agim Osmas për pjesën e mbetur pa vuajtur, duke e vendosur të pandehurin Agim Osma në provë për një periudhe.

Sipas hetimeve të SPAK, Stoka dhe Osma, rezultojnë se kanë blerë vota për Partinë Socialiste në këmbim të lejeve të legalizimit në zgjedhjet vendore të 2019.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›