E Hënë, 2 Nëntor 2026

GJKKO merr vendim për grupin kriminal prej 23 personash në Malësi të Madhe, 2 të pafajshëm/ Kultivuan 23 mijë rrënjë kanabis dhe iu gjetën..

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur këtë të mërkurë vendimin përfundimtar ndaj 23 të pandehurve të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal që, sipas hetimeve, më 17 qershor 2022 kultivoi 23 mijë rrënjë kanabis në zonat malore të Malësisë së Madhe dhe kishte në posedim 246 kilogramë kanabis të paketuar në thasë. Dosja e SPAK dokumentonte se grupi operonte prej kohësh në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke organizuar punëtorë, transport dhe depozitimin e drogës. Procesi u gjykua me procedurë të shkurtuar, çka solli ulje me 1/3 të dënimeve. 

Dënimet e dhëna nga Gjykata 

Të dënuarit që do të vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë 

Pjetër Gjoni – 7 vite e 4 muaj burgim 

Danjela Hasani – 6 vite e 8 muaj burgim 

Arian Popa – 8 vite burgim 

Arben Uruçi – 6 vite e 8 muaj burgim 

Ardjan Tahiri – 6 vite e 8 muaj burgim 

Samet Dahati – 6 vite burgim 

Izmir Dahati – 6 vite burgim 

Ermis Sela – 6 vite burgim 

Afrim Dahati – 6 vite burgim 

Të gjithë këta të pandehur do të vuajnë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë. 

Të dënuarit me pezullim dënimi dhe vënie në provë 

Të gjithë këta persona u dënuan me 4 vite e 8 muaj burgim, por dënimi u pezullua sipas nenit 59 të Kodit Penal dhe ata u vendosën në provë për 3 vite, me detyrimin për të mos kryer vepra penale dhe për të qëndruar në kontakt me Shërbimin e Provës: 

Valbona Haka 

Mimoza Hoti 

Elida Doku 

Hurme Baftaj 

Frange Gjini 

Fatime Baftaj 

Drita Çuni 

Dorontina Hoxha 

Blerina Meta 

Liljana Çopani 

Vajdie Allamani 

Të shpallurit të pafajshëm 

Roland Gjoni – i pafajshëm për të gjitha akuzat; masa “arrest në shtëpi” u shua 

Besar Lejthiza – i pafajshëm për të tre akuzat 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›