GJKKO merr vendimin për grupin kriminal të trafikut të drogës

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka marrë sot vendimin për 16 të pandehurit, anëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës, nga Lindja e Mesme, Turqi, Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së.
Vendimet e marra nga GJKKO janë: Endrit Bakiu u dënua me 1 (një) vit dhe 4 (katër) muaj burgim; Sulo Pajo u dënua me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim; Arian Tola u dënua me 8 (tetë) vjet burgim; Fadjon Cami u dënua me 8 (tetë) vjet burgim; Viron Lekaj u dënua me 8 (tetë) vjet burgim; Artan Agalliu u dënua me 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim; Shpëtim Pjeshka u dënua me 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim; Jani Çavo u dënua me 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim; Kudret Rustemaj u shpall i pafajshëm; Besnik Ruçi, u dënua me 8 (tetë) vjet burgim; Pirro Çapi u dënua me 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim; Jani Meçja u dënua me 8 (tetë) vjet burgim; Edmond Kabashi u dënua me 8 (tetë) vjet burgim; Mirash Gjoni u lirua, por iu hoq e drejta për funksione publike për një afat kohor 5- vjeçar; Sonila Sula u shpall e pafajshme dhe iu shua masa e detyrimit të paraqitjes; Artur Sulaj u dënua me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Grupi kriminal u godit një vit e gjysmë më parë për tetë episode të shitblerjes së drogës në periudha të ndryshme kohore. Droga trafikohej në forma të ndryshme kryesisht në atë të çokollatës.
/a.f/r.e/