E Martë, 3 Nëntor 2026

GJKKO njofton vendimin me postë në banesë, në seli e Kuvend, Berisha refuzon të firmosë

Gjykata e Posaçme ka njoftuar me postë Sali Berishën pranë selisë së PD-së, adresës së shtëpisë dhe pranë Kuvendit, por ka marrë një përgjigje me nënshkrimin “Refuzuar”. 

Ndërkohë, gjykata e Posaçme ka njoftuar avokatët e Sali Berishës dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, të paraqiten në sekretarinë e Gjykatës Anti-Korrupsion për të marrë vendimet e zbardhura gjyqësore ndaj tyre si persona në hetim për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›