E Shtunë, 7 Nëntor 2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Arbër Veliaj, i cili kishte kërkuar shpalljen të paligjshme të kontrolleve dhe sekuestrimeve të kryera ndaj tij.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, e cila ka vlerësuar se veprimet procedurale të ndërmarra nga SPAK kanë qenë në përputhje me ligjin.

Sipas vendimit të gjykatës, kontrollet dhe masat e sekuestrimit janë kryer në mënyrë korrekte dhe nuk janë konstatuar shkelje procedurale që do të çonin në pavlefshmërinë e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›