E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GJKKO shtyn seancën për Fredi Beleri, avokatët kërkojnë tërheqjen e anëtares së trupit gjykues

Në seancën e parë gjyqësore për të zgjedhurin e Himarës, Fredi Beleri, avokatët e tij kërkuan shpalljen e pavlefshme të provave dhe të akteve sikundër edhe përjashtimin e njërës nga anëtareve të trupës gjykuese.

Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për kreun e zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Seanca e ardhshme pritet të mbahet më 17 tetor.

Fredi Beleri akuzohet për blerje votash, ndërsa në seancë ishte e pranishme edhe ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›