E Enjte, 5 Nëntor 2026

GJKKO urdhëron SPAK-un t’i japë Beqajt aktet e dosjes falas, ish-ministri: Vendim i drejtë!

Gjykata e Posaçme vendos t’i verë në dispozicion pa pagesë Ilir Beqajt dhe të bashkëpandehurve aktet e dosjes së “Sterilizimit”.

Sipas gjykatës, mbrojtja mund t’i marrë 602 fashikujt në mënyrë elektronike.

Kështu GJKKO ka urdhëruar SPAK që ish-ministri të pajiset falas me aktet e dosjes dhe jo kundrejt pagesës prej 10 mln lekësh që kishte kërkuar organi i akuzës.

Jashtë sallës Beqaj e konsideroi si të drejtë vendimin e gjykatës. Seanca e radhës më 13 maj, ora 09.00.

Vendimi i GJKKO sot për ish-ministrin e Shëndetësisë në fakt është një fitore normale për një të drejtë Kushtetuese që nuk mund të shitet me para. Pra i pandehuri ka të drejtë të njihet falas me dosjen e tij.

Por teksa Beqaj ka vendosur një standard përballë drejtësisë duke iu përgjigjur qetësisht në çdo moment SPAK-ut, nga ana tjetër kemi një Ilir tjetër. Meta jo vetëm që s’pranon që të njihet me proceset n daj tij, por kërcënon prokurorët dhe Perëndimin për komplot.

javanews /a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›