GOLAT/ Real Madrid bën “autokritikë”, Arbeloa e nis me fitore La Liga-n

Real Madrid u rikthye te fitorja, pas një periudhe shumë të vështirë kohët e fundit.
Pak ditë pas eleminimit të turpshëm në Kupën e Mbretit, “Los Blancos” triumfuan 2-0 ndaj Levantes, në duelin e javës së 20-të në La Liga.
Trajneri i ri, Alvaro Arbeloa, shijon kështu suksesin e parë në stolin e madrilenëve.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte tjetër histori.
Mbappe zhbllokoi takimin në minutën e 58-të me penallti. Vetëm shtatë me vonë, Asencio dyfishoi shifrat, pas asistit të marrë nga Guler.Me këtë sukses, Real Madrid mban vendin e dytë me 48 pikë të grumbulluara, një më pak se Barcelona kryesuese, që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.