E Shtunë, 31 Tetor 2026

GP Monako incident per Massa-n

Në sesionin e fundit të provave të lira në Monterkarlo Felipe Massa humbi kontrollin e Ferrari-t të tij duke u përplasur me pengesat në anë të pistës.

Nga imazhet e ripërsëritura vihet re se Massa ka patur një problem...dukej sikur ai nuk arrinte të xhironte dot rrotat e makinës. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një gabim të pilotit apo një defekt të makinës, por sidoqoftë tani beteja më e madhe është ajo me kohën. Duke qenë se makina është dëmtuar ajo duhet të rregullohet në kohë rekord dhe të jetë gati për të dalë në pistë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›