E Hënë, 9 Nëntor 2026

GRAMSH/ Humb jetën pranë Ujëvarës së Sotirës shoqëruesi i turistëve

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në zonën turistike të Ujëvarës së Sotirës, ku një 53-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të dyshuara aksidentale.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 12:45, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve drejt kësaj zone turistike, dyshohet se është rrëzuar gjatë lëvizjes në këmbë.

Si pasojë e rrëzimit, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›