E Enjte, 5 Nëntor 2026

GREQI – Greva dyditore paralizon trafikun e trageteve

ATHINË, 22 tetor /ATSH-DPA/- Sot dhe nesër në Greqi nuk do të ketë qarkullim detar për shkak të grevës 48-orëshe të marinarëve.

Sindikata po kërkon një rritje prej 15% të pagave për anëtarët e saj, por pronarët e anijeve kanë ofruar deri më tani vetëm 3%.

Shumë njerëz janë prekur nga greva, përfshirë turistët. Qarkullimi në ishujt që nuk kanë aeroport do të ndërpritet për 48 orë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›