E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GREQI – Kryepeshkopi Anastas prehet në Mitropolinë e Shenjtë të Athinës, përpara mbërritjes në Shqipëri

ATHINË, 26 janar /ATSH-ANA/ – Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili vdiq të shtunën në Athinë, po prehet sot në Mitropolinë e Shenjtë të Athinës për liturgji dhe homazhe për publikun, tha Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë.

Sinodi i Shenjtë në një deklaratë tha se ”Mitropoliti i Nafpaktosit dhe Agios Vlassios Hierotheos po udhëheq liturgjinë, të dielën në mëngjes. Një shërbim përkujtimor që do të  drejtohet më pas nga Kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Hieronymos”.

Pas shërbesave, trupi i Anastasit do të qëndrojë në Katedralen Ortodokse Greke të Athinës për t’u parë nga publiku deri të hënën herët, kur do të transportohet në Shqipëri për varrim.

Në deklaratën e tij, Sinodi i Shenjtë shprehu gjithashtu ngushëllimet e Kryepeshkopit Hieronymos për Kishën e Greqisë dhe ndjekësit e saj për kishën në Shqipëri dhe ndjekësit e saj.

Hieronymos mbajti një shërbesë përkujtimore në kishën pranë Kryedioqezës./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›