GREQI – Mbi 200 tërmete gjatë 48 orëve në Santorini

ATHINË, 3 shkurt /ATSH-ANA/ – Komiteti i Përhershëm Shkencor për Vlerësimin e Rrezikut Sizmik dhe Komiteti i Përhershëm Shkencor për Monitorimin e Harkut Vullkanik Grek i Shoqatës Helenike të Shkencave Gjeofizike dhe Astronomike (OASP) u mblodhën sërish dje për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik në rajonin detar të Anydros, midis Thirës dhe Amorgos.
Komisionet vendosën që:
1. Aktiviteti sizmik mbetet në rënie.
2. Sekuenca sizmike vijon të jetë e ngritur në 48 orët e fundit me më shumë se 200 tërmete në zonën e Anydros, midis Thira dhe Amorgos (tërmete me magnitudë maksimale 4,5 ballë).
3. Aktiviteti aktual sizmik në zonën e ishullit Anydros nuk lidhet me aktivitetin vullkanik.
4. Komitetet rekomandojnë masat parandaluese të mëposhtme:
a. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të hënën më 03.02.2025 në Thira, Anafi, Ios dhe Amorgos.
b. Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet e mëdha brenda ndërtesave, afrimin te ndërtesat e braktisura dhe qëndrimin në portet e Ammoudi, Armeni, Korfou dhe Porti i Vjetër i Firës./ a.jor.