E Diel, 1 Nëntor 2026

Gabimet e vjetra t Ameriks s re

Pas 11 Shtatorit, nje nder arsyet kryesore te perdorura per te justifikuar nderhyrjen amerikane ne Irak ishte perhapja e demokracise ne Lindjen e Mesme si menyra me efektive afatgjate per te luftuar ekstremizmin. E lehte per tu thene.

Politika e re paraqiste nje largim drastik nga Doktrina Kissinger, receta e se ciles ishte mbeshtetja e cfaredolloj regjimi qe garantonte stabilitet politik ne nje vend apo rajon te caktuar, kontrollonte grupet qe mund te ishin nen ndikimin e Moskes dhe ne pergjithesi permbante kete ndikim ne rajon. Mbeshtetja e diktaturave fashiste ne Ameriken Latine dhe organizimi i grushteve te shtetit per te larguar nga fuqia qeverite me tendenca te majta, mbeshtetja e Suhartos ne Indonezi dhe mbeshtetja e regjimeve diktatoriale pro-amerikane ne Lindjen e Mesme ishin pasoja te drejperdrejta ose jo te Doktrines Kissinger.

Pra, vizioni i nje roli me aktiv ne perhapjen e demokracise ne Lindjen e Mesme, edhe pse dukshem ne kontradikte me ruajtjen e status-quose ne rajon dhe si e tille, e veshtire per tu arritur ne terma realiste, u mbeshtet edhe nga nje numer analistesh qe kundershtuan luften ne Irak. Perfitimet ne afat te gjate, do te argumentohej nga shume, do te kompensonin bollshem per koston afatshkurter te ketij riorientimi radikal.

Nje tjeter kategori analistesh realiste paralajmeruan per rreziqet e Islamit politik dhe tendencat e rritjes se influences se grupimeve te tilla ne vendet e Lindjes se Mesme dhe argumentuan qe nje mbeshtetje e pakushtezuar e proceve demokratike dhe rezultateve te tyre do te thoshte perballje e mundshme me qeveri te drejtuara nga Hamas ose Hezbollah dhe kjo nuk do te ishte nje situate e lehte per tu administruar.

Dhe testi i pare mberriti me fitoren e Hamasit ne Palestine ne pranvere te 2006. Kuptohet, Hamasi nuk e ndihmoi veten me refuzimet per tu distancuar nga aktet terroriste, por reagimi i SHBA-ve nuk kishte asgje te ngjashme me doktrinen e re te mbeshtetjes se demokracise. Hamasi u perball me nje bllokade fondesh te orkestruar nga SHBA-te dhe Izraeli dhe nuk pati shansin te provohej si force qeverisese. Ne vend te angazhohej ne nje dialog te drejtperdrejte me Hamasin dhe te ofronte terma dhe incentiva per nje qeverisje paqesore, SHBA-ja mbeshteti OCPne e Mahmud Abbasit, te sapomundur ne zgjedhje, levizje kjo qe sinjalizonte nje rikthim neDoktrinen Kissinger. Pasojat dihen: Hamasi mbizoteron ne Rripin e Gazes dhe Mahmud Abbasi ne Ramallah, Palestina dhe palestinezet nuk kane qene me jokoherente dhe pa nje drejtim real politik qe ne kohet para OCPse, eshte flirtuar rrezikshem me luften civile dhe paqja me Izraelin duket me larg se kurre.

Nje tjeter rast ku USA i rikthehet rehatit te Doktrines Kissinger eshte Pakistani, ku gjenerali-president Musharraf qeveris me dore te hekurt dhe SHBA-ja nuk ka cte beje tjeter vecse ta mbeshtese, duke marre parasysh faktin qe mbeshtetja e Musharraf eshte jetike per forcat e veta ne Afganistan dhe duke ditur se nuk ka opsione te tjera per te kontrolluar Islamin politik ne vete Pakistan. Por levizjet e fundit te Musharrafit dhe arrestimet e nje sere avokatesh te te drejtave te njeriut u konsideruan si nje puc brenda pucit dhe testuan kufijte e mbeshtetjes amerikane. Qe, per momentin, vazhdon si me pare.

Dhe analistet, amerikane dhe te rajonit, disidentet politike nga Egjipti ne Pakistan, shoqata te te Drejtave te Njeriut, dhe si rregull, te gjithe ata qe ndjekin se cndodh ne Lindjen e Mesme pyesin: A eshte doktrina e demokracise nje riorientim real i politikes amerikane ne rajon, apo thjesht nje nder justifikimet e shumta per pushtimin e Irakut? A jane vendimmarresit amerikane ne dijeni te veshtiresise se politikave qe premtojne te ndjekin apo jane thjesht aventuriere qe perpiqen te veshin kellef te ri ideve te vjetra? A mund te shpresojme qe SHBA-ja te distancohet njehere e mire nga Doktrina Kissinger dhe gjithe pasojat e saj negative, vonimin e demokracise, alienimin e klasave te mesme dhe rritjen e anti-amerikanizmit, apo kemi te bejme me nje perseritje te gabimeve te vjetra, kesaj here te ofruara ne nje pakete te re?
Te shpresojme per te paren. Per te miren e rajonit, Amerikes dhehmmbotes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›