E Diel, 1 Nëntor 2026

Gabimet në matje mund të rrëzojnë teorinë e neutrinove

Share

Në shtator të vitit të shkuar mbarë bota mësoi lajmin se një eksperiment i organizuar nga Qendra Europiane për Kërkime Bërthamore kishte arritur në përfundimin se grimcat neutrino udhëtojnë më shpejt se drita. Ky mund të ishte një nga zbulimet më të mëdha në historinë e fizikës. Por tani rezulton se skuadra që ka realizuar eksperimentin ka hasur dy probleme, që mund të ndryshojnë rezultatet e testit. Një problem është hasur me pajisjen e matjes së kohës dhe një tjetër tek lidhja mes fibrave optike.

Eksperimenti i quajtur Opera, arriti në përfundimin se këto grimca udhëtuan nga Gjeneva për në Gran Sasso, Itali, më shpejt se drita. Neutrinot e bënë rrugën prej 730 kilometra me 1 të 60 miliardtën e sekondit më shpejt se drita.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›