E Diel, 1 Nëntor 2026

Gabimi i pilotit alarm ne Kongresin amerikan

Uashington 2 janar 2011 - Kongresi i Shteteve te Bashkuara eshte evakuuar per nje kohe te shkurter pasi piloti i nje aeroplani udhetaresh gabimisht e kishte ndryshuar frekuencen e radios dhe kishte humbur lidhjen me kontrollin e fluturimit njoftoi agjencia federale e aviacionit ne SHBA.

Zedhenesi i agjencise Xhim Piters tha se rasti po hetohet. Agjencia dhe sherbimet sekrete tashme e kane marre ne pyetje pilotin per te pare se si ka ndodhur gabimi.

Aeroplani i cili fluturonte nga Hilton Hed ne Karolinen e Jugut per 15 minuta mbeti pa radio lidhje me qendren e kontrollit teksa po i afrohej aeroportit Ronald Regan ne Uashington.

Ne Kongres i cili eshte i mbyllur per shkak te festave nuk ndodheshin shume njerez raportoi radio Free Europe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›