Gabimi, kontrollori rrezikoi aeroplanin me zonjën e parë
Gabimi i kontrollorit të trafikut ajror ka vene ne rrezik jeten e zonjes se pare te SHBA-se.
Aeroplani i Shtëpisë së Bardhë, në të cilin ndodhej zonja e parë Mishel Obama, i është afruar një aeroplani reaktiv transportues C-17, dhe u detyrua të ndërpresë zbritjen në bazën ajrore Endrjus afër Uashingtonit si pasojë e gabimit të kontrollorit të trafikut ajror. Lajmin e ka raportuar Uashington Post.
Pasi aeroplani Boeing 737 me Mishel Obamën u gjet afër “hullisë” së aeroplanit transportues C-17 Globemaster, kontrollorët në bazën Endrjus e kanë urdhëruar të ndërpresë aterimin dhe të qarkullojë rreth aeroportit, nga frika se C-17 ndoshta nuk do të mund të largohej me kohë nga pista gjatë zbritjes së aeroplanit zyrtar.
Zyrtarët e agjencisë federale të aviacionit, (FAA) kanë konfirmuar se zonja e parë ndodhej në aeroplan, por nuk kanë komentuar incidentin.