Gadafi Nuk ka rendesi njohja e kryengritesve
Udhëheqësi libian, Muamer Gadafi, tha se njohja nga fuqitë perëndimore e
Këshillit Kombëtar të Tranzicionit është e parëndësishme.
“Njiheni të ashtuquajturin Këshill Kombëtar të Tranzicionit një milion herë. Nuk do të thotë asgjë për popullin e Libisë, i cili do të shkelë në vendimet tuaja”, tha Gadafi.
Ai i bëri këto komente para mijëra mbështetësve të tij në Zliten – 150 kilometra në lindje të Tripolit.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë njohur opozitën libiane si përfaqësuese legjitime të Libisë.