E Diel, 1 Nëntor 2026

Gadafi Shkaterroni vendin


“Shkatërroni Libinë!”. Kështu është shprehur Muammar Gheddafi në një mesazh audio të shpërndarë në kanalin “Al Arabiya” duke nxitur fiset libiane për luftë.

“Vazhdoni të luftoni edhe nëse nuk luftoni zërin tim. Fiset e Bani Walid dhe Sirte janë të armatosura dhe është e pamundur t’i nënshtrosh”, ka deklaruar Koloneli.

I plotë mesazhi do të transmetohet nga televizioni “al Rai”, me bazë në Damask, siç bën të ditur kanali satelitor “Al Arabiya”.

Algjeria: Nuk e kemi menduar pritjen e Kolonelit

“Libia nuk ka menduar kurrë të presë Muamar Gadafin”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm algjerian, Mourad Medelci.

“Nuk është marrë në konsideratë hipoteza që Gadafi mund të trokasë në derën tonë”, ka përgënjeshtruar ministri, duke folur për radion “Europe 1”.

Ban ki Moon: Shumë shpejt misioni LibiaLibi, BE: Prova për vrajse në masëParis, sot konferenca për LibinëI biri i Gaddafi, zëra për dorëzim i OKB-së

“Kam ndërmend të punoj ngushtë me Këshillin e Sigurimit për t’i dhënë mandat një misioni të OKB-së, në Libi, që duhet të fillojë operacionet e veta në kohën më të shkurtër të mundshme”.

Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, duke folur në konferencë për të ardhmen e Libisë që po zhvillohet në Paris.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›