E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Gafa në futboll, skuadrat mbajnë një minutë heshtje për futbollistin që jeton! Lojtari njofton skuadrën: Nuk kam vdekur

Në futboll mund të ndodhë gjithçka, por ajo që ka ndodhur në ndeshjen mes i Arda Kardzhali dhe levskit të Sofias në ligën Bullgare, nuk ishtë dëgjaur më parë.

Pak para filllimit të sfidës klubi i Arda Kardzhali mori një lajm të pavërtetë që kishte të bënte më ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të tyre Petko Ganchev.

Dy skuadrat mbajën një minutë heshte. Por vetë lojtari Gancev sapo mori vesh për homazhin, mbeti i shokuar. Ai kontaktoi klubin, i cili reagoi shpejt me një komunikatë zyrtare.

“Të nderuar gazetarë dhe tifozë, drejtoria e klubit i kërkon ndjesë të thellë ish-lojtarit tonë, Petko Gancev, dhe familjes e tij, pas një informacioni të gabuar që morëm për vdekjen e tij. I dëshirojmë Petkos shumë vite të tjera jetë dhe shpresojmë që të mund të festojë sukseset e Arda-s,” shkroi klubi.

Përfundimisht, ndeshja përfundoi me barazim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›