Galant: Po përgatisim izraelitët për sulmet e mundshme të Iranit dhe Hezbollahut

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant ka deklaruar se Izraeli po punon për të përgatitur qytetarët për sulmet e mundshme për sulmet e pritshme të Iranit dhe Hezbollahut.
“Elasticiteti i publikut na lejon të marrim vendimet e duhura operacionale. Përballë përpjekjes së armikut për të mbjellë frikë, ne duhet të vazhdojmë rutinën e përditshme. Po punojmë për t’i dhënë publikut një paralajmërim të mjaftueshëm në kohë reale”, u shpreh Gallant gjatë një takimi në Komandën e Frontit të Brendshëm të IDF-s.
Gjithashtu, ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka goditur qendrat komanduese të Hamasit të ngulitura brenda shkollave të qytetit të Gazës.
Sipas IDF-s, operativët e Hamasit u mblodhën në shkollat Abdel Fattah Hamoud dhe al-Zahraa, në lagjet Daraj dhe Tuffah të qytetit të Gazës, kur u kryen sulmet.
Ndërkaq, mediat palestineze thonë se të paktën pesë persona u vranë në shkollën Abdel Fattah Hamoud dhe shtatë të tjerë u vranë në shkollën al-Zahraa.
“Hapësirat e shkollës janë përdorur si qendra komandimi dhe kontrolli për terroristët dhe komandantët në organizatën terroriste të Hamasit”, shpjegon ushtria izraelite ndërsa shton ata planifikonin dhe kryenin sulme kundër trupave në Gazë dhe kundër Izraelit.
/rtsh.al/