E Diel, 1 Nëntor 2026

Galiani: Shqiperia, nje privilegj i madh

Ne konferencen per shtyp, mbajtur dje pasdite, ne vigjilje te ndeshjes miqesore, Shqiperi-Milan, se bashku me Rezart Tacin, ishin edhe administratori i Milanit, Adriano Galiani, trajneri Karlo Anceloti, si dhe dy yje te Milanit, qe nuk ishin disa muaj me pare ne kryeqytetin tone, Devid Bekam dhe Rikardo Kaka: "Eshte nje privilegj i madh," - deklaroi Adriano Galiani,- "qe Milani eshte kthyer serish ne Shqiperi. Per kete mundesi qe na eshte dhene serish duhet te falenderoj zotin Taci." Me tej Adriano Galiani, pyetjes se si do te komentonte deklaraten e presidentit te klubit Silvio Berluskoni, qe kritikoi trajnerin, i eshte pergjigjur se nuk ka pasur akoma nje bisede me te. Me tej Galiani eshte shprehur se prania dhe misioni i ndeshjes miqesore mes Milanit dhe kombetares sone nuk mund te shkoje pershtat me idete e presidentit, Berluskoni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›